Google ADS

Nëse do të shënonte gol ky futbollisti i Kombëtares, të gjithë në restaurant do të pinin falas

09:56 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Futbollisti i fundit që iu bashkua Kombëtares së Shqipërisë është Myrto Uzuni, lojtar i Lokomotivës së Zagrebit.

Lajmi që Myrto Uzuni do të ishte titullar ndaj Izraelit, mesa duket i ka shtangur edhe familjarët e vetë ish-sulmuesit të Laçit.

Në lokalin e tij në qytetin e Beratit, është vetë babai i Myrto Uzunit, që ka vendosur një shënim interesant, shkrun Panorama.

“Për çdo gol të Myrto Uzunit, një pije falas” – shkruhet në shënimin e lokalit të babait të Myrto Uzunit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme