LDK-ja dhe Vetëvendosje bojkotojnë sot punimet e Kuvendit të Kosovës

09:48 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës e cila pritet të filloj nga ora 10:00.

Deputetët e LDK-së dhe VV-së deklaruan se do ta bojkotojnë këtë seancë, pasi që sipas tyre këto institucione nuk kanë kredibilitet, raporton Arbesh.info.

Armend Zemaj, deputet nga ky subjekt politik ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të marr pjesë në vazhdimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të marrin pjesë në seancën e të enjtes, por nuk do të jenë prezent në seancën e sotme./Arbesh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme