Tifozët serb kanë vazhduar edhe sot me koret e tyre raciste kundër Kosovës në Ligën e Kombeve.
Kjo ka ndodhur në Bukuresht, ku tifozët serb kanë vazhduar me brohoritjet e tyre të zakonshme, “Kosova është Serbi”.
Kanë vazhduar fyerjet dhe koret raciste të tifozëve serb kundër Kosovës dhe kësaj radhe në Rumani, ku Serbia u takua dhe barazoi me rezultat 0-0.
Fyerje dhe kore raciste kundër Kosovës, tifozët serb i patën vazhduar edhe në Mal të Zi, ndërkaq në ndeshjet e shtatorit këtyre koreve i ishin bashkuar edhe rumunët.
Kurse sonte, serbët e bën këtë edhe në Bukuresht të Rumanisë, e ku ne kore ata kanë brohoritur “Kosova është Serbi” dhe fyerje të tjera raciste, shkruan Ekspress.
Në rastin e shtatorit tifozët serb dhe rumunë u dënuan nga UEFA, por jo për koret e tyre raciste ndaj Kosovës por për ndezjen e flakadanëve në fushë, ndërkaq ata e kanë vazhduar këtë gjë edhe në dy ndeshjet që Serbia i luajti në muajin tetor në Ligën e Kombeve, kundër Malit të Zi dhe kundër Rumanisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...