Humb jetën këmbësori i aksidentuar në Vushtrri

09:26 | 15 Tetor 2018
V. S.

Një 18 vjeçar nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të cilat i mori pasi u godit nga një veturë mbrëmë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për KALLXO.com se personi i cili u godit mbrëmë nga një veturë në fshatin Stanovc ka vdekur.

Ai ishte dërguar në spitalin e Vushtrrisë për trajtim mjekësor pas aksidentit./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme