Para pak minutash ka nisur mbledhja e kryesisë së kuvendit, ku ndër te tjera do të shqyrtohen edhe tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, raporton “Zëri.info”.
Megjithëkëtë, në këtë mbledhje nuk janë duke marrë pjesë përfaqësuesit e Nismës Socialdemokrate.
Pavarësisht kësaj, në këtë takim të kryesisë pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i atij për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Këtë pako të projektligjeve e kishte miratuar qeveria e Kosovës para rreth një muaji.
Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë tashmë janë zotuar se çështja e ushtrisë do të përmbyllet gjatë muajit nëntor./Zëri/
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai