FMN kërkon të fillojë procesi i klasifikimit të veteranëve

09:07 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesi i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, sot në RTK ka folur për raportin e fundit të FMN-së dhe për ekonomin globale 2018-2019 dhe por zhvillimet ekonomike në Kosovë.

Përfaqësuesi i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë,  Ruud Vermeulen, ka folur edhe për ekonominë e Kosovës. Sipas tij konflikti SHBA-Kinë nuk ka ndikim në Kosovë. Vermeulen vlerësoi se diaspora është ajo që po e mban konsumin në Kosovë. “Edhe pse në disa shtete të BE-së, ka pasur kriza, kjo nuk ka ndikuar”, theksoi ai.

Për projektin e termocentralit “Kosova e re”, i pari i FMN-së, tha se ka rregull të buxhetit dhe të deficitit. Ai tha se Kosova duhet të ruajë stabilitetin financiar fiskal.

Pensionet për mësimdhënësit e viteve ’90, krijojnë precedent

Ai ka folur edhe për projektligjin për mësimdhënësit e viteve ’90. “Nuk jemi kundër, por duhet të bëhet në mënyrë të qëndrueshme. Kemi vlerësuar koston të drejtpërdrejt. Kjo do të shkaktojë një precedent për një kategori dhe kjo po ndodh. Kjo do të jetë e dëmshme”, tha ai.

Për ligjin për veteranët e luftës, Vermeulen vlerësoi se në fillim kanë qe 25 milionë euro do të marrin pensione, praj 12 deri në 13 mijë veteranë. “Kemi bërë disa komente, përfshirë edhe kulmin që ka mundur të jetë lartësia e shpenzimeve. Edhe kemi kërkuar ri klasifikimin. Ende nuk ka filluar procesi i ri klasifikimit, kjo është rruga e jonë që ta ulë numrin, fatkeqësisht”, tha ai.

Vermeulen tha ka rreziqe që prej masave të tjera që do të ndodhin. “Ka pasur lëvizje të tregjeve, si aziatike etj. Po i shikojmë projeksionet tona”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai tha se problemet Kinë-ShBA janë evidentet në zhvillimin ekonomik botëror.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme