Google ADS

Holanda është në luftë kibernetike me Rusinë

23:59 | 14 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Ministrja e Mbrojtjes, Ank Bijleveld njoftoi sot se Holanda është në një “luftë kibernetike” me Rusinë, pasi parandaloi në muajin prill një sulm kibernetik rus, raportoi radio televizioni holandez NPO.

Shërbimet sekrete holandeze njoftuan në fillim të tetorit se kanë dëbuar katër agjentë rusë, të cilët po planifikonin një sulm kibernetik që kishte si objektiv ”Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike” (OPCW), me seli në Hagë, përcjell ata.

Agjentët rusë kishin vendosur një makinë të mbushur me pajisje elektronike në parkingun e një hoteli pranë selisë së OPCW-së në përpjekje për të hakeruar sistemin kompjuterik, sipas autoriteteve holandeze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme