Google ADS

Lilaj përgënjeshtron Panucci-n: Kam qenë gjithmonë gati

23:29 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Sabien Lilaj, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, ka folur në përfundim të ndeshjes së humbur 2-0 me Izraelin për RTSH.

“Mendoj se e kishim studiuar mirë kundërshtarin dhe jemi munduar të shfrytëzonim pikët e dobëta. Deri diku ia arritëm, por nuk arritë të shënonin. Futbolli kështu e ka, po nuk shënove, do ta pësosh”, ka thënë ai.

I pyetur në lidhje me mungesën e tij në kombëtare për shkak të problemeve fizike, ai ka shpjeguar: “Nuk e di se çfarë ka thënë trajneri, fizikisht kam qenë shumë mirë. Kur u thirra isha i gatshëm. Kam udhëtuar shumë, por lodhja nuk ndihet kur bëhet fjalë për kombëtaren”, ka përfunduar Lilaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme