Cilat kura popullore që mund t’i aplikoni në shtëpi mund t’ju shpëtojnë nga gripi dhe ftohja?
Ka qindra vite që supa me lëng pule dhe limon përdoret për luftimin e gripit. Ja disa kura të tjera popullore kundër të gripit: Nëse jeni me grip dhe nuk dëshironi të kaloni 1-2 javë shtrirë, hidhni një sy këtyre kurave popullore:
Uji dhe lëngjet tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë sepse ju shkaktojnë etje.
– Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.
– Pikatore për hundë ose sprei: pikatoret apo spreit e shitur pa recetë ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët. Specialistët pohojnë se spreit e hundës mund të përdoren pa asnjë problem si tek foshnjat ashtu dhe tek fëmijët e rritur. Spreit me ujë e kripë ose pikatoret nuk përkeqësojnë shenjat e sëmundjes siç ndodh kur ndërpriten ilaçet e tjera.
– Supë me lëng pule: më parë prindërit i jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.
Ilaçe pa recetë për kollën dhe të ftohurin tek fëmijët dhe të rriturit: megjithëse qetësuesit dhe spreit e hundës mund të lehtësojnë shenjat e gripit apo ftohjes ato nuk e parandalojnë apo e shkurtojnë kohën e zgjatjes së tyre. Shumica prej tyre kanë efekte anësore. Nëse përdoren më shumë se dy ditë shenjat mund të përkeqësohen. Specialistët janë të të njëjtit mendim për sa i përket mospërdorimit të këtyre ilaçeve tek fëmijët nën moshën 2 vjeç. Nëse lëndë aktive siç është “asetaminofen” merren më shumë se doza e këshilluar mund të shkaktojnë dëmtime serioze të mëlçisë . Për të mos tejkaluar dozën tek ilaçet e marra pa recetë më parë lexoni fletën indikative. Nëse ju vazhdoni të keni kollë edhe pasi janë hequr shenjat e gripit atëherë më mirë është të vizitoheni. Zbuteni fytin me ujë të vakët me limon dhe njomni ajrin e shtëpisë. Por mos u jepni mjaltë foshnjave.
– Antihistamina: ky qetësues ndihmon në lehtësimin e shenjave të ftohjes si rrjedhja e hundëve, lotimi i syve, teshtima, të kolliturit. Dobia e këtij ilaçi është më e madhe se efektet anësore që mund të shkaktojë.
– Lagështira: viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdora në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të direktivave të firmës.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...