Një shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Rivolta d’Adda, ndërsa dy të tjerë u plagosën ndërsa po përpiqeshin ti shpëtonin policisë.
Sipas policisë italiane, tre shqiptarët po udhëtonin me një BMË të vjedhur.
Ata po e drejtonin makinën me një shpejtësi tej normave të lejuara.
Gjatë ndjekjes makina humbi kontrollin duke dalë nga rruga, për tu përmbysur disa herë në një fushë
Një nga shqiptarët humbi jetën në vendngjarje.
Policia italiane e identifikoi atë si një 31 vjeçar me inicialet A. K.
Dy shqiptarët e tjerë u dërguan në gjendje të rëndë në spital.
Nga kontrolli në makinë, iu gjetën para dhe bizhuteri.
Policia tha se ata po largoheshin me shpejtësi pasi kishin kryer grabitje të banesave në zonë.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...