Veseli: Faleminderit djemve të Kosovës, jemi me ta në secilën ndeshje

21:26 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryeparlamentari Kadri Veseli, e konsideron të rëndësishme pikën e fituar sonte nga përfaqësuesja e Kosovës në përballjen e tyre ndaj Ishujve Faroe.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, e ka konsideruar të rëndësishëm sigurimin e një pike të përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faroe.

Ai përmes këtij postimi, ka bërë të ditur se, pavarësisht rezultateve të përfaqësueses së Kosovës ai do të vazhdojë r’i mbështes lojtarët.

Kujtojmë se Kosova kryeson në Ligën e Kombeve në Grupin D, Liga 3 me tetë pikë.

Postmi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Faleminderit djemve të Kosovës për një lojë me zemër, si çdo herë tjetër.

Një pikë e rëndësishme, për ta vazhduar garën si lider të grupit.

Ne do të jemi në çdo ndeshje me ta. ??

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme