Lidhur me vrasjen me eksploziv të H.A. në Smolicë të Gjakovës, KALLXO.com ka kontaktuar Policinë dhe Prokurorinë e Gjakovës për të kuptuar nëse ka ndonjë pistë që do të çonte tek autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në derën e oborrit të shtëpisë së viktimës.
Komandanti i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Krist Gjokaj, ka deklaruar për KALLXO.com se trupi i viktimës është në obduksion dhe se janë në pritje për të mësuar rrethanat e ngjarjes.
“Aktualisht nuk kemi as të dyshuar dhe as të arrestuar. Trupi i viktimës është në obduksion për të mësuar rrethanat e ngjarjes. Më tutje nuk kam koment, sepse mund t’i dëmtoj hetimet”, tha Gjokaj për KALLXO.com.
Edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, tha për KALLXO.com se ende nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar lidhur me rastin.
“Ende nuk ka asnjë person që është cilësuar si i dyshuar dhe asnjë person nuk është arrestuar në lidhje me rastin e shpërthimit të bombës në Gjakovë”, tha kryeprokurori Selimaj për KALLXO.com.
Një person me inicialet H.A i moshës 61 vjeçare, ka mbetur i vdekur si pasojë e shpërthimit të eksplozivit në derë të shtëpisë së tij, në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Smolicë të Gjakovës./kallxo.com/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...