Milot Rashica – 15 paraqitje, një supergol

18:34 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Milot Rashica ka dërguar në avantazh Kosovën me një supergol kundër Ishujve Faroe.

Anësori kosovar përfundimisht ka gjetur portën për skuadrën komëbtare duke realizuar një gol vërtetë të bukur pasditen e sotme (e diele), shkruan portali arbresh.info.

Në një distancë prej më shumë se 30 metrave, lojtari nga Vushtrria me një super goditje dërgoi topin në një pozitë të paarritshme për portierin me shumë eksperiencë Gunnar Nielsen.

Goli nga ylli i Werder Bremenit erdhi pas 15 paraqitjeve për kombëtaren tonë.

Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së katër në Ligë të Kombeve.

Kosova është në kërkim të fitores që si siguron kualifikimin tutje në këtë kompeticion të ri./arbresh.info/

Shikoni golin nga Rashica në minutën e 9:

https://streamja.com/J4dJ

Të ngjashme