Didier Deschamps ka thënë se e ka uruar legjendën Thierry Henry për postin, por nuk i ka dhënë ndonjë këshillë.
Henry është prezantuar si një trajner i ri i Monacos javën e kaluar, ndërkohë që ka qenë duke u përfolur për të marrë detyrën në karrigen e nxehtë edhe te Aston Villa, transmneton portali arbresh.info.
Trajneri i Francës, Deschamps ishte njëri nga të parët që telefonoi ish sulmuesin e Arsenalit, por ai nuk i kishte dhënë ndonjë këshillë menaxheriale atij.
“E thirra por nuk i kam dhënë ndonjë këshillë atij”, ka thënë ai për ‘Telefoot’.
“Thierry është i gatshëm, ai ka bërë gjithçka për këtë moment. Ai është i gatshëm dhe me plotë entuziazëm. Ai ka bërë gjithçka për të qenë një trajner i mirë”
Henry mori detyrën te skuadra në jug të Francës si një zëvendësues i Leonardo Jardimit./arbresh.info/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës