Ishujt Faroe dhe Kosova kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e diele).
Të dy skuadrat kombëtare kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në kuadër të xhiros së katërt në grupin D në UEFA Ligë të Kombeve, shkruan portali arbresh.info.
Ishujt Faro u mposhtën me rezultat të tmerrshëm 3 me 0 në shtëpi nga Azerbajxhani, ndërsa Kosova deklasoi Maltën duke fituar 3 me 1 për të bërë një hap para kualifikimit.
Nikoqirët e këtij takimi nuk kanë shënuar që nga disfata 3 me 1 ndaj Maltës duke humbur më pas dy ndeshje të tjera, ndërsa kombëtarja jonë vazhdon të jetë e pamposhtur në vitin 2018.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Torshavn nga ora 18:00./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...