Google ADS

Courtois i dërgon një mesazh tifozëve të Real Madridit

16:33 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Portieri Thibaut Courtois iu ka dërguar tifozëve të Real Madridit një mesazh që të mos kenë panik.

Real Madridi ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit dhe ka dështuar për të shënuar në katër përballjet e tyre të fundit në kuadër të të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info.

Por, portieri belg i ka dërguar një masazh tifozëve duke thënë se këtu nuk ka vend për panik.

“Ne do t’i mbijetojmë kësaj periudhe të vështirë në Real Madrid”, ka thënë Courtois.

“Ne nuk jemi skuadra e parë që jemi duke kaluar në një kohë të vështirë”

‘Los Blancos’ rikthehen në La Liga me ndeshjen vikendin e ardhshëm kundër Levantes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme