Njëra ndër gazetat më prestigjioze në Gjermani, ‘Süddetusche Zeitung’, si dhe media të tjera gjermane i kushtuan vëmendje vizitës së ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në Landin e Baden Württemberg-ut të Gjermanisë.
Ato theksuan rëndësinë e arsimit profesional dual të të rinjëve në funksion të migrimit për punë, gjë që ministri Reçica në vazhdimësi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm në takimet që pati gjatë vizitës së tij.
“Projektet e përbashkëta në mes të Kosovës me ‘Diakonie’ dhe punëdhënës të ndryshëm gjerman, po hasin në vështirësi, nisur nga marrja e vizave dhe njohja e diplomave nga Kosova, procedurë e cila zgjatë deri në 14 muaj kohë”, theksoi ministri.
Reçica, me këtë rast drejtoi një apel për Berlinin: “Lehtësoni procedurat burokratike mes dy vendeve tona”, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të mundësive për qytetarët tanë, njëlloj sikurse për ata të Evropës./RTK/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...