Google ADS

Rabiot dëshiron të qëndrojë në PSG?

14:51 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Shënjestra e Juventusit, Interit, Milanit dhe Romas, Adrien Rabiot thuhet se është afër kontratës së re te gjiganti në Paris Saint Germain.

Mesfushori francez ka qenë në radarin e shumë klube në Serie A, por pas tij kanë qenë edhe skuadrat si Arsenali, Chelsea, Manchester City, Barcelona dhe Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.

Kjo është një çështje vërtetë e madhe për shkak se në fund të sezonit të ardhshëm, ai mund të jetë i lirë për transferim falas.

Megjithatë, gazeta franceze L’Equipe raporton tani se Rabiot është me plotë seriozitet duke menduar rinovimin e kontratës te PSG.

Ai aktualisht fiton 250 mijë euro, por dëshiron të bëhet njëri nga pesë lojtarët më të paguar në klub./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme