Pas fitores bindëse ndaj Conor McGregor në UFC 229, kampioni për pesha të lehta Khabib Nurmagomedov i ka bërë thirrje legjendës së boksit Floyd Mayweather, ndërkohë që luftëtari rus duket se beson se do të ketë sukses edhe aty kur McGregor dështoi.
Nurmagomedov e mposhti fuqishëm McGregorin për të rimarr titullin për pesha të lehta në Las Vegas javën e kaluar dhe tani duket se ka kthyer sytë për ndeshjen ndaj një boksieri të pamposhtur – legjendës së pensionuar Floyd Maywether, transmeton portali arbresh.info.
Në një video të postuar në rrjete sociale nga menaxheri i boksit, DeJuan Blake, Nurmagomedov shihet së bashku me Leonard Ellerben, drejtorin ekzekutiv të ‘Mayweather Promotions’.
https://www.instagram.com/p/Bo5TdCrn3Vo/?utm_source=ig_embed
Duke i buzëqeshur kamerës, rusi 30-vjeçar thotë:
“Hej, të përballemi Floyd, ne duhet të luftojmë tani, 50 fitore me asnjë humbje kundër 27 fitore me asnjë humbje, dy djemë që asnjëherë nuk humbin”
“Të përballemi, pse jo?”, shton luftëtari Degastani para se të thotë: “Sepse në xhungël është vetëm një mbret”
“Sigurisht, unë jam mbreti sepse ai nuk mund ta mposhte McGregorin, por unë e mposhta me lehtësi, kjo është arsyeja pse duhet të luftojmë”
Degastani nuk i referohet se cilit me cilin kod do të preferoj që luftëtarët të përballen, pasi McGregor i hyri botës së boksit vitin e kaluar në gusht kur u mposhtë nga Mayweather që fitoi në raundin e dhjetë./arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...