Granit Xhaka zbulon ndikimin që Unai Emery ka pasur në të

12:23 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka ka lavdëruar trajnerin Unai Emery për përmirësimin e anës taktike të lojës së tij.

Spanjolli mori detyrën në klub gjatë verës duke e zëvendësuar francezin Arsene Wenger, i cili u largua nga gjiganti pas 22 viteve në detyrë, transmeton portali arbresh.info.

Emery është ngarkuar me detyrën për të bërë Arsenalin sërish një konkurrent pas një tjetër edicioni dëshpërues vitin e kaluar në të cilin ata përfunduan në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë duke dështuar për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve.

Pavarësisht se tashmë është e qartë se ky sezon është një tranzicion i plotë, “Topçinjtë” kanë qenë në formë të shkëlqyer dhe aktualisht qëndrojnë vetëm dy pikë larg kreut.

Lucas Torriera ka përforcuar tutje mesfushën e Arsenalit pas transferimit të tij për 26 milionë funta nga Sampdoria.

Uruguaiani i ka lejuar Xhakas të kaloj më shumë në rolin kreativ dhe të jetë i lirë nga përgjegjësia e vetme defanzive që e ka bërë atë të kritikohet rregullisht për disiplinën e tij gjatë viteve të fundit.

Dhe derisa Xhaka është në dijeni që Arsenali ka ende shumë për tu përmirësuar, ai është i kënaqur me progresin që klubi ka bërë nën udhëheqjen e Unai Emery.

“Neve na është dashur kohë për të njohur karakterin dhe filozofinë e trajnerit tonë të ri”, ka thënë Xhaka për ‘Daily Mail’, transmeton portali arbresh.info.

“Është duke shkuar mjaftë mirë dhe unë jam duke u përmirësuar”

“Sa i përket nivelit taktik, trajneri më ka ndihmuar me të vërtetë mua”

“Por, ne mund të përmirësohemi ende”

Arsenali ka fituar nëntë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet dhe aktualisht qëndron në pozitën e katërt në tabelën e Premierë Ligës.

Pas pushimeve ndërkombëtare, ata rikthehen në aksion me ndeshjen kundër Leicesterit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme