S’donte të punonte prostitutë, shqiptarja u hodh nga kati i 3, arrestohen tutorët

09:23 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Tre vëllezër shqiptar dhe një shtetas italian janë arrestuar pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim dhe vjedhje.

Mediat në Itali thonë se bëhet fjalë për vellezërit Bacuku, konkretisht Ledjani 28 vjeç, Aleksandëri 32 vjeç dhe Gentjani 35 vjeç dhe shtetasi italian Alessandro Gallineri 46 vjeç, të cilët u arrestuan ditën e djeshme (12 tetor) nga policia e Savonës.

Hetimi për 4 personat kishte nisur që në nëntor të 2017. Më saktësisht në datat 29 dhe 30 nëntor të këtij viti një vajzë 26 vjeçare shqiptare, i cili kishte punuar si prostitutë në Sanremo, nën kontrollin e 4 personave u dhunua, u rrëmbye dhe u mbyll në një banesë në Albissola Marina nga katër tutorët, pasi ishte ajo ishte shprehur donte t’i jepte fund jetës së rrugës.

Siç raportojnë mediat italiane për të shpëtuar, vajza dyshohet se u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën “Gentile”. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që e reja mund të jetë shtyrë nga ballkoni nga tutorët. Ajo u transportua në spitalin në Sanremo dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi 30 ditore. E frikësuar nga kërcënimet e tutorëve, u detyrua të deklaronte para hetuesve se, ishte sulmuar nga një klient i Sanremos.

Por, dëshmia e një qytetari ngriti dyshime te hetuesit për vërtetësinë e deklaratës së vajzës dhe hetimet vijuan me analizën e kamerave të sigurisë, përgjime telefonike, vëzhgime dhe ndjekje.

Fatkeqësisht vajza shqiptare, nuk bëri asnjëherë denoncim për katër tutorët.

Por arrestimi i tyre u bë pas një vit hetimi, fillimisht të tre vëllezërve shqiptarë dhe më pas të shtetasit italian, i cili u kap në aeroport teksa kthehej nga një udhëtim nga Kolumbia.

Vëllezërit Bacuku, të regjistruar rezident në Savona, por me vendbanim në komunën Cairo Montenotte, kishin regjistruar një biznes ndërtimi, por që rezulton fiktiv.

“Ne po përpiqemi të hetojmë nëse femra të tjera janë shfrytëzuar nga grupi, që detyroi vajzën të vinte në Itali falë tre shqiptarëve, dhe të ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Viktima ka përjetuar këtë eksperiencë terrori nga frika e dhunës fizike”, tha për gazetarët Dario Ragusa, kreu i Repartit Hetues të Komandës së Karabinierëve të Savonas-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme