Binjaket që lindën duke i mbajtur duart njëra tjetrës, sot i japin një mesazh të fuqishëm botës

08:32 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Sarah Thistlethwaite dhe Bill nga Orrville, Ohio, po i prisnin binjaket dhe ishin plot frikë se çfarë do të ndodhte gjatë lindjes

Që nga muaji i gjashtë i shtatzënisë, Sarah kishte shkuar në spital, që mjekët të kishin në përkujdesje të plotë shëndetin e dy vajzave.

Mirëpo, dy binjaket kanë surprizuar prindërit dhe të gjithë mjekët.

Ato kishin një lidhje shumë më të fortë edhe para se të lindnin. Ato tani janë dy vjeçare dhe janë shoqe shumë të mira.

Prindërit thonë se nëse ato janë të ndara për  një kohë, për shembull nëse babai e merr njërën për shoping kurse tjetra është në shtëpi me nënën, ato do të brengosen vazhdimisht për njëra tjetrën.

Jo vetëm kjo, por është e mahnitshme të shohësh se kur njëra prej tyre është e pikëlluar, tjetra mundohet që ta qetësojë dhe t’i japë përkrahje.

Që të dyja pëlqejnë të njëjtin ushqim, të njëjtat lodra, notojnë bashkë dhe kanë dëshirë të dalin për shëtitje.

Ato japin mesazhin e dashurisë dhe përkrahjes mes motrave dhe këtë e dëshmojnë vazhdimisht përmes sjelljeve të tyre.

Do të jetë interesante për këta prindër që të shohin si do të jenë marrëdhëniet e binjakeve derisa ato do të rriten.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme