Duke folur për mediat në Beograd, Petkoviq ka thënë se sipas tij, autoritetet kosovare po duan të shmangin ndryshimet kushtetuese me rastin e formimit të Ushtrisë, transmeton lajmi.net.
Madje sipas Petkoviq, Kosovës nuk i duhet Ushtria kur aty është KFOR-i.
“Shqiptarët e Kosovës po duan që ta formojnë ushtrinë që sipas tyre do të jetë multietnike. Lista Serbe e ka bërë të qartë qëndrimin kundër kësaj force. Pse duhet të ketë Ushtri të Kosovës kur atje tashmë është KFOR-I”, ka thënë Petkoviq.
Kujtojmë se në agjendën e Kuvendit për javën e ardhshme, ndër pikat e rendit të ditës është projektligji për ushtrinë.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës kanë deklaruar se procesi i transformimit të FSK-së po bëhet në koordinim dhe mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?