Prania e librave në shtëpi përmison cilësinë edukative, edhe nuk i lexon ato

00:51 | 14 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një studim i ri i kryer nga Universiteti Kombëtar Australian dhe Universiteti i Nevadës në SHBA ka zbuluar se cilat janë vendet e botës që kanë praninë më të madhe të librave në shtëpi.

Studimi gjithashu ka gjetur se prania e librave në shtëpi, edhe nuk lexon shumë, përmison rezultatet arsimore dhe edukative, transmeton portali arbresh.info.

Në fakt, të rriturit me diploma universitare, por që u rritën me më pak libra, kishin të njëjtin nivel të shkrim-leximit si ata që e lanë shkollën në vitin 9, por që kishin shumë libra shtëpiake si adoleshente.

Studimi, i publikuar në revistën Social Science Research, zbuloi se numri i librave në shtëpi ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë pozitive me shkathtësinë dhe aftësinë e IT.

Mesatarisht australianët zotërojnë 148 libra në shtëpi, shkruan Guardian, ndërsa estonezët e kanë vendin e parë, pasi mesatarisht zotërojnë më shumë se 350 libra.

Turqia ka mesatarën më të ulët, ku një familje zotëron më së shumti 5 libra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme