Janë të shumtë njerëzit që e dashurojnë vërtetë seksin, madje ka dhe nga ata që përdorin mënyra të ndryshme manipulimi për të arritur atë që duan.
Duhet kuptuar ama se ka një ndryshim mes personave egoistë që kërkojnë të marrin kënaqësi seksuale dhe atyre që shfaqin shenja të varësisë ndaj seksit!
Robert Weiss, autor dhe ekspert i varësive shprehet se varësia ndaj seksit ekziston ashtu si varësia ndaj alkoolit, drogës, apo problemet në të ngrënë.
Nëse keni dyshime se dikush nga personat që ju rrethon ka problema të tilla, po ju listojmë 9 shenja që ju tregojnë diçka të tillë:
1) Nuk tregojnë se çfarë fsheh kompjuteri i tyre
Detaje si zvogëlimi i dritares që po shikon ndërkohë që dikush afrohet, dalja nga adresat e Facebook dhe e-mail edhe kur shkëputet për pak momente, apo bërja ‘log out’ nga gjithçka në kompjuter para se dikush tjetër ta shohë kompjuterin tregojnë të paktën se personi ka diçka për të fshehur!
2) Masturbohen, edhe pas seksit
Brian Witney, një ish i varur ndaj seksit i kuruar tashmë shprehet se nëse e gjeni të dashurin tuaj duke u masturbuar vetëm pak orë pasi keni kryer marrëdhënie, me siguri ai është një element që mund të dyshohet si i varur ndaj seksit.
3) Janë gjithmonë me vonesë
Sipas asaj që thotë Mike Weiss, terapist i varësive dhe krijues i ‘The Sexual Recovery Institute”, humbja e kohës dhe të qenit gjithmonë me vonesë janë shenja të varsisë ndaj seksit. Kjo për arsyen se gjithçka tjetër veç seksit vjen në plan të dytë.
4) U pëlqen seksi i pambrojtur
Weiss gjithasthu thotë se persona të tillë janë të dhënë pas seksit të pambrojtur. Me siguri që do të mendoni se shumë njerëzve u pëlqen akti kështu, ama duhet vlerësuar se kombinimi i disa shenjave me njëra-tjetrën çojnë në rezultatin final.
5) Paguajnë për kënaqësitë seksuale
Kathryn A. Cunningham, drejtore e Qendrës së Kërkimit të Varësive në Universitetin e Texas-it deklaron se personat e varur nga seksi shpesh paguajnë për të marrë kënaqësi, si për shembull për telefonata seksi, pornografi online, apo prostituta. Nëse dikush afër jush ndihet i pakënaqur me jetën seksuale që ka dhe kërkon më shumë nga rrugë të tilla, keni arsye për të dyshuar!
6) Shpesh janë “gjuajtës serialë”
Cunningham shprehet gjithashtu se personat që dyshohen t’i përkasin kategorisë për të cilën po flasim nuk kuptohen të jenë të tillë sepse konsiderohen nga familja apo të afërmit si njerëz që u pëlqen të ndërrojnë partneret, të kërkojnë aventura të reja. Kjo karakteristikë mund të mos të duket shumë e rëndësishme, ama duke e ndryshuar këndin e vështrimit mund të zbuloni gjëra që nuk i kishit menduar më parë.
7) Irritohen kur nuk bëjnë seks
Irritimi i dukshëm për shkak të mungesës së marrëdhënieve aq shumë të dëshiruara është një nga shenjat më të dukshme të të varurve ndaj seksit. Nëse nervozizmi është dukshëm më i madh se normalisht, atëherë mund të thuhet se seksi për ta është më shumë se sa thjesht kënaqësi.
8) Ata gënjejnë
Studiues thonë se ndodh shpesh që të varurit ndaj seksit të gënjejnë, apo të shmangin përgjigjet e sinqerta se për ku janë nisur, apo se nga po vijnë. Kjo vihet re sepse shumë persona të tillë kryejnë një jetë të dyfishtë, në mënyrë që të ndihen të sigurt në anën e tyre ‘të errët’.
9) Ju pyesni veten nëse ‘ai’ është i varur ndaj seksit
Nëse ju kanë lindur dyshimet për një shok apo të afërmin tuaj në lidhje me marrëdhënien seksuale, mundësitë tregojnë se ka diçka që nuk shkon. Nëse ndjeni nevojën që duhet të kërkoni apo të vërtetoni një gjë të tillë, atëherë kjo tregon se personi në fjalë ju ka dhënë shenja të mjaftueshme për ta bërë këtë. Besojini instikteve tuaja!
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër