Vinicius Jr është njëri nga yjet brazilian me një të ardhme të ndritur dhe të gjithë në Real Madrid tashmë janë në dijeni rreth kësaj.
18-vjeçari ka fituar gjithashtu njohje nga ish mbrojtësi i krahut të majtë – Roberto Carlos, i cili aktualisht është një komentator te kanali zyrtar televiziv i Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
“Vinicius do të bëhet një superyll, por atij duhet t’i ipet kohë sepse ai është ende shumë i ri. Ai është duke marrë shumë eksperiencë në Real Madrid”, ka thënë ai.
“Mund të duket se ai është i gatshëm për të luajtur në skuadrën e parë, por për momentin ai është duke shkuar nëpërmjet ekipeve të lidhura. Jam i sigurt që pas pak viteve ai do të demonstroj atë se çfarë është”, ka shtuar Carlos.
Vinicius startoi sezonin në skuadrën Castilla të Real Madridit duke shënuar tri gola dhe duke asistuar një në katër ndeshjet e divizionit të tretë të kampionatit spanjoll.
Ish lojtari i Flamengos ka debutuar gjithashtu te skuadra kryesore në ndeshjen kundër Atletico Madridit si dhe ishte i pranishëm te ‘Los Blancos’ gjatë disfatës kundër Alaves./arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...