Kombëtarja A sapo ka arritur në Ishujt Faroe, përkatësisht në qytetin Torshuan.
Pas fitores me rezultat 3 me 1 pasditen e së enjtes kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova synon të marrë edhe tri pikë të plota ndaj rivalit të nesërm, shkruan portali arbresh.info.
Lojtarët dhe stafi janë pritur nga një çift me fëmijë të veshur me flamurin e Kosovës para hotelit “Foroyar” ku ata janë akomoduar duke i dëshiruar mirëseardhje.
Pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Chalandes do të mbajë konferencë për media, ndërsa Kombëtarja në orën 18.00 do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
Ndeshja ndërmjet Ishujve Faroe dhe Kosovës zhvillohet të dielën nga ora 18:00./arbresh.info/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë