Afati i vendosur nga qeveria për mbylljen e basteve sportive deri më 31 dhjetor, nuk e ka shqetësuar tani për tani aktivitetin ditor të industrisë së bixhozit.
Të shtunën nëpër lagjet dhe rrugët e kryeqytetit, pikat e basteve sportive i hapën qepenat që në orët e para të paradites. Në të gjithë vendin janë rreth 4500 pika bastesh, të cilat me sa duket do të shfrytëzojnë gjithë afatin e mbetur për të punuar.
Projekt-ligji i miratuar nga qeveria, dhe që pritet të kalojë në kuvend parashikon mbylljen totale të basteve sportive nga data 1 janar e vitit të ardhshëm. Ndërsa për kazinotë elektronike hyn në fuq neni për shpërnguljen e tyre jashtë qendrave të banuara. Por edhe kjo industri mesa duket nuk ka ndërmend të largohet nga qytetet përpara skadimit të afatit.
Sipas deklarimeve zyrtare në Tatime, vitin e kaluar industria e kumarit qarkulloi rreth 130 milionë euro. Vendimi i qeverisë pritet t’i reduktojë ndjeshëm të dy këto aktivitete, por veçanërisht bastet, të cilat nga 1 janari do të lejohen vetëm online.
Kufizimi i kumarit ka dy pasoja kryesore. E para është rënia e të ardhurave në buxhet. Aktualisht qeveria mbledh rreth 40 milionë euro në vit nga taksat e bixhozit. Pas 1 janarit kjo shumë me gjasa do të jetë më e vogël.
Pasoja e dytë është punësimi. Mbi 9 mijë vetat e punësuar në industrinë e bixhozit duhet të gjejnë një punë të re. Por të dy këto efekte, si rënia e taksave ashtu dhe punësimi, duken të papërfillshme përballë pasojave të rënda sociale që vijnë nga bixhozi dhe rreziqeve, që ka kjo industri për pastrim parash dhe fuqizim të krimit./Top Channel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës