Edukimi i fëmijës është një proces jo i thjeshtë, kërkon kohë dhe durim. Fëmijët ndonjëherë mund të testojnë durimin tuaj me sjelljet e tyre të pabindura. Ka disa situata, kur fjalët e tepërta nuk ndihmojnë për të disiplinuar fëmijët, por mjafton një fjali e vetme.
Ja si të disiplinoni fëmijën vetëm me një fjali:
“E di, është e vështirë.”
Kjo fjali, e shoqëruar me një fytyrë të sinqertë mund ta qetësojë fëmijën kur ka shumë ngarkesë emocioanle.
“Shkojmë, të lutem!”
Mos i thoni fëmijës çfarë të ndalojë së bëri, për shembull “Mjaft debatove me shokët, duhet të ikim”. Por fokusohuni tek ajo që duhet të bëjë.
“Provo përsëri.”
Fëmijët bëhen më bashkëpunues nëse e dinë se janë nën kontroll të situatës.
“Çfarë të thashë?”
Kujdes me mënyrën si e thoni këtë fjalë, thojani qetësisht, pa ngjyrime emocionale. Kështu ju e bëni fëmijën të rikujtojë edhe njëherë se çfarë duhet të bëjë apo si të sillet.
“Unë të dua shumë prandaj nuk dua të debatoj.”
Është e rëndësishme t’i tregoni fëmijës sa e doni.
“Nuk mund të kuptoj kur përdor këtë zë.”
Kjo është një alternativë e shkëlqyer në vend të fjalisë “Mjaft bërtite!”.
“Si duhet të pyesim?”
Ndihmoni fëmijët të rikujtojnë rregullat përmes një pyetjeje të qetë, pa i qortuar e bezdisur./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend