Lionel Messi ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e anësorit Ousmane Dembele dhe Atletico Madridi është shfaqur si një blerës i mundshëm i francezit.
Të paktën kështu beson gazeta ‘Don Balon’, e cila thekson se “Blaugranët” kërkojnë të paktën 130 milionë euro për shitjen e Dembeles dhe se ‘Los Rojiblancos’ mund të jenë blerës të mundshëm të 21-vjeçarit, transmeton portali arbresh.info.
Raporti shton gjithashtu se gjiganti spanjoll mund të shfrytëzojë më pas tarifën nga shitja e Dembeles për finalizimin e dy marrëveshjeve të tjera për blerjen e Paul Pogbas dhe Matthijs De Ligt, dy lojtarë që do të përforconin seriozisht kualitetin e skuadrës.
Është diçka e pazakonshme për tifozët e Barcelonës që të dëgjojnë se Messi është dakord me largimin e Dembeles duke marrë parasysh mënyrën se si reprezentuesi i Francës e ka nisur këtë sezon.
Ish ylli i Borussia Dortmundit ka shënuar pesë gola brenda 10 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, ndërsa tri prej tyre kanë qenë gola që i kanë siguruar Barcelonës fitoren e ndeshjes.
Anësori ka një potencial të madh dhe largimi në këtë fazë të hershme të karrierës së tij mund të jetë një vendim që do t’i kushtoj Barcelonës në të ardhmen.
Megjithatë, me shitjen e Dembeles, Barcelona do të arrinte të siguronte marrëveshje me të dy – Pogban dhe De Light, gjë që mund t’i ofrojë shumë përparësi skuadrës së Ernesto Valverdes për një kohë të gjatë./arbresh.info/
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...