Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u paraqit me një reagim për hetimin më të ri të PSP-së “Banka Postare”, për të cilën thotë se nuk ka qenë i informuar se po zhvillohet para hetim, por as që ka qenë i pyetur për diçka. Ai në hetim përmendët në kuadër të ministrit të financave në qeverinë e Ljupço Georgievskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot përsëri, edhe pse unë nuk jam futur në hetimin e PSP-së me përmendin se 17 vjet më parë kam marrë pjesë në diçka që në atë kohë, as si ministër kam pasur kompetenca për të marrë pjesë, as shumica e njerëzve në atë kohë unë personalisht nuk i kam njohur, dhe nuk e di se çka ka pasur ndonjë gjë të paligjshme, por as të marrë pjesë në ndonjë mënyrë. PSP apo ndonjë person tjetër deri më tani nuk më ka informuar se është duke u zhvilluar një procedurë paraprake hetimore, as nuk më kanë pyetur ndonjë gjë për këtë temë. Natyrisht, në qoftë se në këtë kohë të persekutimeve politike emri im nuk përmendet, PSP nuk e ndjen atë gjë tërheqëse që po bëjnë”, shkruan Gruevski në reagimin e tij, në rrjetin social Facebook.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje