Policia jep detaje për vjedhjen në Merdare

13:50 | 13 Tetor 2018
M. A.

Katër të dyshuar të maskuar e të armatosur tentuan të kryejnë vjedhje në zyrën e agjencionit doganor e më pas edhe në filialin e bankës.

Ngjarja ka ndodhur dje në mes të ditës, në fshatin Merdare të Podujevës.

Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të fshatit Dumnicë duke shtënë me armë në drejtim të njësitit policor, përcjellë lajmi.net.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Mes tjerash thuhet se rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme