Javier Tebas insiston se La Ligas nuk është duke i munguar ikona e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për shkak se ata kanë “punuar për të krijuar brendin e tyre para çdo lojtari tjetër apo klubi”.
Madridi është duke pasur probleme në sezonin e tyre të parë në mungesë të Ronaldos duke kaluar mbi gjashtë orë pa shënuar asnjë gol dhe katër ndeshje pa asnjë fitore, por Tebas ka bërë të qartë se La Ligan nuk e ka dobësuar largimi i Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.
“Do doja të kem lojtarët më të mirë dhe të gjithë trajnerët më të mirë. Do doja të kem p.sh Mourinhon dhe Guardiolan”, ka thënë drejtori i ligës për ‘Daily Mail’.
“Ne kemi punuar për të bërë brendin e La Ligas mbi çdo lojtar apo klub. Katër vite më parë largimi i tij do të më shqetësonte mua dhe nga një shkallë prej një në dhjetë do thoja nëntë”
“Tani më shqetëson mua, nga shkalla një deri në dhjetë diku katër ose tre madje. Nëse ne ndjekim strategjinë e Premierë Ligës, ata nuk kanë fituar asnjë Top të Artë që nga koha e Michael Owen dhe ai është tani duke luajtur në rrethin e ‘Legjendave'”
“Ata gjithashtu nuk kanë pasur shumë lojtarë as në njëmbëdhjetshen ideale në FIFAPro, por vazhdon të jetë liga që gjeneron më së shumti të ardhura në botë”
“Kjo shfaq që nëse ju keni një brend të cilin Premierë Liga e ka, atëherë nuk është e nevojshme të keni lojtarët më të mirë në botë në mënyrë që të keni ligën më të mirë në botë”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...