Një shtetas serb tentoi ta korruptojë policin e Kosovës me para

12:59 | 13 Tetor 2018
A. B.

Një person, shtetas serb është arrestuar ditën e djeshme pasi u kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policor.

Personi që po qarkullonte me makinë në fshatin Lluzhan të Podujevës, u kishte ofruar policëve 20 euro me qëllim që të mos i shqiptojnë tiketë për kundërvajtje në trafik.

Monedha është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme