Google ADS

Xhisiela, Rexhep Rraja kërkon lirinë këta janë gjyqtarët që do shqyrtojnë kërkesën

11:29 | 13 Tetor 2018
Arbresh.info

Pak ditë pasi Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, apeloi masën e arrestit me burg, trupa gjykuese do të kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku.

Procesi gjyqësor pritet të mbahet ditën e mërkurë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhisiela Malokut.

Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme