Akuzat për përvetësim të fondeve publike janë mbledhur kundër Marine Le Pen.
Ajo tani gjithashtu po hetohet për publikimin e urdhrit për ekzaminim psikiatrik që iu kërkua nga gjykata, transmeton portali arbresh.info.
Kryetarja e Frontit Nacional është prej kohësh duke u hetuar për shkelje të besimit për shkak të shpërdorimit të fondeve të BE-së.
Megjithatë, të premten burimet e AFP zbuluan se akuzat janë përmirësuar në “shpërdorimin e fondeve publike”, një vepër penale që mund ta vendosë politikanen në burg për 10 vjet dhe të rezultojë me gjobë prej 1 milion euro.
Le Pen është akuzuar për punësim fiktiv të truprojës së saj dhe shefit të stafit si asistentë të saj në Parlamentin Evropian, ndërkohë që ata në të vërtetë nuk kanë punuar në BE.
Që nga shfaqja e akuzave muaj para zgjedhjeve presidenciale të majit, politikania e quajti hetimin një “komplot politik” kundër saj./Arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...