Justin Bieber flet për ish të dashurën e tij Selena Gomez

10:16 | 13 Tetor 2018
A. B.

Edhe pse çifti janë ndarë nga njëri-tjetri, Justin Bieber ka ende një vend të veçantë në zemrën e tij për këngëtaren, Selena Gomez.

“Justin gjithmonë do të kujdeset për Selenën”, tregon një burim i afërt me Bieber pas lajmit për shtrimin e saj në spitalin psikiatrik , shkruan ‘PEOPLE’ përcjell arbresh.info

“Është e vështirë për të që të dëgjojë se nuk është mirë me shëndetin. Ata kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë së bashku ku Justin ishte simpatizues i Selenës. Ai dëshiron më të mirën për Selenën. Dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e shëndetshme”, – thotë ky burim.

Një burim i afërt  për ‘PEOPLE’ të mërkurën tha se Gomez, 26 vjeçare po kërkon trajtim pasi kohët e fundit vuan nga një gjendje e keqe emocionale ku edhe  është shtrirë në spital për rehabilitim.

Pas ndarjes nga Selena Gomez, Justin po kalon çaste të mira pranë Hailey Baldwin të cilët thuhet se janë në prag të martesës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme