Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

09:03 | 13 Tetor 2018
Arbresh.info

Shqipëria vijon të goditet nga tërmetet.

Pas Lushnjës, Gjirokastrës dhe Mirditës në orët e para të mëngjesit të sotëm lëkundjet janë ndjerë në jug të Shqipërisë.

Raportohet se zona e Gjirokastër është lëkundur sërish mëngjesin e sotëm, me një magnitudë 3.3 ballë i shkallës rihter.

Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz.

Që prej muajit korrik vendi ynë është përfshirë nga një valë tërmetesh, ndërsa janë regjistruar mbi 1 mijë lëkundje.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme