Ngrohja globale e planetit ka katërfishuar numrin e katastrofave të lidhura me klimën që prej viteve të 700ta, njoftuan sot organizatat humanitare, duke paralajmëruar për rreziqet për uri dhe eksode.
“Në vitet e 70-ta, përballeshim me 80-100 tronditje dhe rreziqe të rënda të lidhura me klimën çdo vit, ndërkohë që numri i tyre ishte rreth 400 vitin e kaluar, katër herë më shumë”, deklaroi Elhadj As Sy, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FICR), shkruan ATSH.
Gjatë deklaratave të bëra në kuadër të një konference në Gjenevë mbi impaktin humanitar të ngrohjes globale, këto organizata paralajmëruan gjithashtu kundër rritjes së shpërnguljeve të popullsisë dhe rreziqeve për uri nëse nuk arrijmë të limitojmë rritje e temperaturave.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...