Një Sheikh i njohur salafi vendosi të denoncojë tre bashkëshortet e tij me pretendimin se nuk i kishin dhënë leje për t’u martuar me një grua të katërt. Mohamed Fizazi, 67 vjeç, ndonëse nuk donte të bënte deklarata, përmes avokatit të tij konfirmoi se kishte çuar në gjykatë një çështje familjare.
Sipas asaj që raporton LeSiteInfo.com, ligji në Marok lejon burrat të martohen deri në katër gra, si ndër të tjera të përmendura në Kuran, por vetëm me pëlqimin e grave të tjera. Në vitet e fundit, rastet e divorcit janë shumëfishuar për shkak të grave që refuzuan të lejojnë burrat e tyre të kenë gra të tjera.
Mohamed Fizazi, një Sheikh salafi, në të kaluarën ka pasur disa probleme me ligjin, i dënuar me 30 vjet burg në vitin 2003 për aktivizimin e tij në grupe të fundamentalistëve islamikë por që në vitin 2011 u lirua në sajë të faljes së dhënë nga Mbreti Mohamed VI.
Që nga ajo ditë, Fizazi është një monarkist i patundur, i cili gjithashtu kishte shkaktuar përleshje verbale me disa të burgosur politikë dhe ka treguar angazhime për të luftuar ateizmin, liberalizmin dhe të gjithë kundërshtarët konservatore të regjimit./gsh/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...