Me fitoren mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Zvicrës, Belgjika ka siguruar kreun e grupit të dytë në Ligë të Kombeve.
Klubi nën udhëheqjen e trajnerit Roberto Martinez ka regjistruar fitore me rezultat të ngushtë 2 me 1 kundër Zvicrës së shqiptarëve falë dy golave na Romelu Lukaku, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi i Manchester United dërgoi në epërsi belgët në minutën e 58′ të ndeshjes duke shënuar nga afërsia për 1 me 0, por Zvicra arriti të barazojë shifrat vetëm disa minuta më vonë.
Harkimi nga gjuajtja e lirë e ekzekutuar nga Xherdan Shaqiri u godit fillimisht me kokë nga Nico Elvedi dhe topi shërbeu si një asistim mjaftë i mirë për Mario Gavranovicin që shënoi për 1 me 1 në minutën e 76′.
Mirëpo, Lukaku riktheu në avantash duke realizuar edhe golin e dytë dhe të fitores për kombëtaren e tij derisa po zhvillohej minuta e 84′.
Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin dy yjet e vetëm shqiptarë që luajtën në këtë ndeshje, ndërsa në bankinë në dispozicion ishin edhe Albian Ajeti dhe Florent Hadergjonaj.
Belgjika me gjashtë pikë qëndron në krye të grupit të dytë në Liga A të Ligës së Kombeve, ndërsa Zvicra me vetëm tri pikë qëndron në pozitën e dytë para Islandës me asnjë pikë në fund të tabelës./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...