Panik në Liverpool, lëndohet Mohamed Salah

21:34 | 12 Tetor 2018
Arbresh Info

Mohamed Salah është detyruar të largohet nga fusha mbrëmjen e sotme (e premte) gjatë ndeshjes së Egjiptit kundër Svailandës.

Sulmuesi i Liverpoolit shijoi një ndeshje mjaftë të mirë duke realizuar gol direkt nga gjuajtja e lirë pasi Egjipti tronditi skuadrën e vogël afrikane duke e mposhtur me rezultat 4 me 1, transmeton portali arbresh.info.

Por, fundi ishte i parakohshëm për Salahn për shkak të një lëndimi që pësoi vonë gjatë ndeshjes dhe që dukej se ishte problem me kofshë.

Pasi mori trajtimin nga stafi mjekësor në fushë, Salah u rikthye në fushë por më pas vendosi se nuk mund të vazhdojë.

Salah deri tani ka dështuar për të arritur atë që shfaqi sezonin e kaluar dhe lëndimi i tij tani ka trembur skuadrën e Jurgen Kloppit duke shtuar gjithashtu problemet e tij./arbresh.info/

https://twitter.com/MoSaIah10/status/1050821882419834880

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme