A duhet të fshehni emocionet negative nga fëmijët?

20:19 | 12 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Nga të qarët në tualet dhe largimi nga shtëpia me tërbim, shumë prindër dhe kujdestarë nuk duan që fëmijët e tyre t’i shohin ata se si ndihen emocionalisht.

Por a është kjo gjëja e duhur për të bërë, apo duhet të jeni të sinqertë dhe të shfaqni frikën ose zemërimin?

Shumë prindër ndjejnë shqetësim nëse tregojnë emocionet negative para fëmijëve të tyre, me qëllimin se nuk duan që ata të vuajnë, transmeton portali arbresh.info

Për shembull, fëmijët mund të mendojnë se është faji i tyre nëse i kapin ata në atë gjendje.

Sipas një studimi, fenomeni “ngjitës emocional” është i vërtetë dhe është gjetur se prindërit mund të transferojnë emocionet negative tek fëmija i tyre.

Në anën tjetër, ekziston ideja  që ne “duhet të jemi të sinqertë” me fëmijët tanë dhe se ata do të përfitojnë nga shikimi i një prindi që lufton dhe përballet me emocioanet negative.

Ekzistojnë tri koncepte që duhet të merren parasysh kur ëshë fjala për shfaqjen e emocioneve negative: shtypja, shprehja e “papërmbajtur” dhe biseda mbi emocionet.

Shtypja e emocioneve është kur fshehen shenjat e jashtme dhe për fat të keq kjo nuk funksionon aspak mirë, sepse ky akt vetëm rrit presionin e gjakut dhe zgjimin fiziologjik. Hulumtimet e fundit kanë zbuluar gjithashtu se kur prindërit ndjejnë emocione negative (si zemërimi ose pakënaqësia) dhe i mbajnë ata nga fëmijët e tyre, ata përjetojnë cilësi më të ulët të marrëdhënieve dhe reagim të zvogëluar ndaj nevojave të fëmijës së tyre.

Në fakt, foshnjat janë shumë të lidhura me dinamikën e ndërveprimit të prindërve. Nëse dobësohen këto dinamika, foshnjat mund të përjetojnë tronditje. Ky është një induktues i besueshëm i stresit, madje edhe për foshnjat shumë të vegjël.

Nga ana tjetër, shprehja e papërmbajtur e zemërimit dhe e trishtimit nga ana e prindërve nuk është aspak e dobishme për fëmijët. E papërmabjtur do të thotë emocion me intesitet të lartë, pa asnjë përpjekje për të rregulluar ose marrë pronësinë e tij.

Ulërimat, shkatërrimi i gjëra dhe hedhja e fajit diku tjetër janë shembuj të kësaj.

Studimi i fundit i kryer mbi këtë temë ka zbuluar se gjashtëvjeçarët kishin mirëkuptim më të mirë emocional dhe aftësi për të marrë perspektivën nëse nënat e tyre kishin folur me ta për emocionet e tyre në moshën tre vjeçare. Në fakt, sa më shumë që nënat kishin folur, aq më mirë rezultati.

Është e qartë se prindërit nuk duhet t’i fshehin emocionet ose t’i lirojnë ato. Në vend të kësaj, ata duhet të flasin hapur me fëmijët dhe të shfaqin ndjenjat e tyre.

Pra, herën tjetër kur jeni të mërzitur ose të trishtuar dhe mendoni se duhet të fsheheni nga fëmija juaj, është më mirë që të uleni dhe të sqaroni. Në këtë formë ju mund t’i bëni fëmijës një favor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme