Google ADS

Opozita e Maqedonisë po përgatitet për zgjedhje të reja, nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

21:03 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Trajko Sllaveski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së ka deklaruar se kjo parti përgatitet për zgjedhje, ndërsa ndryshimet kushtetuese nuk do të votohen nga deputetët e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Plusinfo, para mbledhjes së Komitetit ekzekutiv, ai kishte theksuar se si data për zgjedhje mund të ishin 25 nëntori, 2 dhjetori, 9 dhjetori, apo edhe pranvera e vitit që vjen.

Sllaveski shtoi se janë në përfundim të programit politik për zgjedhje, ku ka shumë risi, përparësi, masa për rritjen e standardit të jetës së qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme