Zonja e Parë hedh poshtë spekulimet për martesën me presidentin

19:40 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Zonja e Parë e Amerikës Melania Trump ka hedhur poshtë spekulimet për gjendjen e martesës së saj, duke thënë se aferat jashtëmartesore të bashkëshortit të saj nuk janë “brenga apo fokusi i saj”, sepse ka gjëra më të mira për të bërë.

Në një intervistë për ABC News, ajo tha se spekulimi mediatik për martesën e saj nuk ishte i këndshëm, transmeton portali arbresh.info.

E pyetur nëse e do presidentit Donald Trump, ajo tha : “Po, ne jemi mirë”.

Trump mohon të ketë pasur afera jashtëmartesore.

Ylli pornografik Stormy Daniels dhe ish modelja e Playboy Karen McDougal pohojnë se ato kanë fjetur me presidentin amerikan.

Zonja Trump tha se e donte bashkëshortin e saj dhe se mbulimi i medias për marrëdhënien e tyre nuk ishte gjithmonë i saktë.

“Nuk është një shqetësim dhe fokus i imi. Unë jam një nënë dhe një zonjë e parë dhe unë kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar dhe për të bërë”, tha ajo.

“Unë e di se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e vërtetë dhe jo e vërtetë,” shtoi ajo.

Intervista u realizua në udhëtimin e saj javën e kaluar në katër vende afrikane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme