Google ADS

Miratohet propozimi i Qeverisë së Maqedonisë për ndryshimin e Kushtetutës

18:24 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Me 10 vota “për”, dhe shtatë vota “kundër”, Komisioni për çështje kushtetuese e miratoi propozimin e Qeverisë për ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Komisioni e obligoi Qeverinë që brenda 15 ditësh të përgatitë tekstin dhe propozim-ndryshimet, duke i marrë parasysh vërejtjet në seancën e Komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e shumicës parlamentare votuan “për”, kurse ata të OBRM-PDUKM-së ishin kundër, asnjë të “përmbajtur”.

Të hënën në Kuvend do të jetë në rend dite propozimi i Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme