Milani ka pësuar një humbje prej 126 milionë euro në vitin e tyre të parë dhe të vetëm nën udhëheqjen e pronarit Li Younghong.
Tabela e bilancit për periudhën nga 1 korriku i vitit 2017 deri më 30 qershor të vitit 2018 shfaqi se Milani ka pësuar një humbje prej 53 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, përfitimet e skuadrës janë rritur nga 212 milionë euro në 255 milionë, megjithëse shpenzimet kanë pësuar gjithashtu rritje në 354 milionë euro, gjë që shënon 22.7 për qind rritje nga 273.9 milionë.
Bilanci, i cili duhet të aprovohet nga Menaxhmenti Elliot gjatë takimit të aksionarëve të “Rossonerëve” më 25 tetor, është i pari dhe i fundit i epokës së Li-së.
Biznesmeni kinez nuk ka dërguar parat e huazuara nga pronari Elliott, i cili ka marrë që nga atëherë kontrollin e gjigantit italian./arbresh.info/
Ursula von der Leyen të shtunën viziton Kosovës, pritet në t...
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Mad...
Moti sot në Shqipëri
Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun ...
Sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 10-të të Shkol...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së