Policia greke është duke hetuar vrasjet e tri grave të cilat janë gjetur me plagë të shumëfishta thike në lumin Evros, një zonë e përdorur për kalim ilegal të emigrantëve nga Turqia.
Dy prej tyre ishin adoleshente dhe raportimet thonë që kanë qenë lidhura, transmeton portali arbresh.info.
Viktimat ishin me origjinë aziatike, raporton e përditshmja greke Kathimerini.
Një kryetar bashkie tha se komuniteti i tij ishte tronditur nga brutaliteti.
Kjo, pasi që viktimave iu është prerë fyti, shtoi ai.
Një teori është se tri të ndjerat ishin futur në argument me kontrabandistin e emigrantëve. Faqja greke e internetit 24/7 thotë se grabitja nuk ishte motivi, pasi njëra nga viktimat kishte në qafë një varëse të arit.
Vitet e vlerësuara të viktimave janë: 15 deri në 20, 18 në 25 dhe 20 deri në 30. Dy gjethe janë gjetur në vendngjarje.
Sipas të dhënave të policisë, më shumë se 8,400 emigrantë dhe azilkërkues u kapën në zonën e Evros në gjysmën e parë të këtij viti./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...