Serbi Millan Zarubica që kryesonte prodhimit e drogës në një prej laboratorëve më të mëdha të Evropës Juglindore që ishte vendosur në Reçicë të Tetovë, u dënua me 11 vite burg, pasi e kishte pranuar fajin.
Gjykata e kishte parashikuar ta dënojëme 12 vite, por meqë e pranoi fajin, dënimi iu zbut për një vit. Zarubica u arrestua gjatë vitit të kaluar në Tetovë, në bashkëpunim edhe me autoritetet Serbe, që e njihnin mirë aktivitetin e dilerit të drogës që ishte një farmacist i zoti.
Përveç Zarubicës, fajin e pranoi edhe një i akuzuar tjetër nga Serbia, dhe tre shtetas të Maqedonisë, që e kanë ndihmuar narkobossin e Serbisë në prodhimin e drogës në një bodrum shtëpie në Reçicë të Vogël. Shtetasi tjetër serb është dënuar me 9 vite burg, ndërsa të dënuarit nga Maqedonia kanë marrë nga 7 vite burg, vetëm njëri prej tyre u dënua me 4 vjet. Derisa vendimi të hyjë në fuqi, ata do të mbeten në paraburgim në Idrizovë. Dy persona që nuk e pranuan fajin do të vazhdojnë të gjykohen. /SHENJA
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...