Një zyre e veçantë e Gjykatës Speciale do të hapet në Beograd. Në fakt hapja e kësaj zyrë në kryeqytetin serb është paralajmëruar vite më parë, e cila mendohej që fillimisht të shërbej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe në dokumentacion. Në një përgjigje për Gazetën Express nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale (SPO), është konfirmuar hapja e kësaj zyreje në Beograd dhe funksioni i saj por nuk është përmendur se kur do të ndodhë kjo.
Qysh në vitin 2016, ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, që do të merren me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga UÇK’ja, David Schwendiman, kishte folur për hapjen e zyrës së Dhomave të Specializura në Beograd.
Hapjen e saj e pa si mbështetje, e cila do të përdorej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe dokumenteve.
Në emisionin “Pressing” të T7 Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se është njoftuar së voni nga Haga për hapjen e kësaj zyreje në Beograd.
Tash, pak para finalizimit të plotë të punës së Gjykatës Speciale, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Gazetën Express, hapjen e kësaj zyreje, kështu duke treguar se do të jetë në dispozicion edhe për hetime.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka krijuar dhe vazhduar mbështetjen dhe asistencën në një numër të madh të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare në avancimin e mandatit dhe operacioneve të saj. Në përputhje me kompetencat e saj, SPO mund të kryejë funksionet e saj kudo që është e nevojshme për t’i kryer në mënyrë efektive hetimet e saj”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë së Specializuar, e cila do t’i dërgojë para drejtësisë ata që ishin pjesë e UÇK’së dhe kryen krime lufte.
Gjatë kësaj jave, në një letër të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, kanë raportuar mediat, ajo kërkoi mendimet e grupit të avokatëve që janë pjesë e Grupit Punues për Mbrojtjen e Viktimave, para formimit të trupës së përhershme që do të quhet Trupi i Pavarur Përfaqësues.
Pjesë e këtij grupi punues do të jetë edhe avokati kosovar, Artan Çerkini, i cili ka thënë se do të punojë bashkë me të tjerët për të themeluar trupën e përhershme të avokatëve.
Pas themelimit edhe të kësaj trupe, Specialja do të jetë gati të nisë punën e plotë.
E në muajin shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale pati konfirmuar se është në proces të intervistimit të dëshmitarëve për krimet e supozuara.
Sipas të njëjtës, në pyetje janë duke u marrë dëshmitarët dhe njëkohësisht duke u hetuar dëshmi të ndryshme rreth hulumtimeve që po zhvillohen për ngritjen e aktakuzave të para nga kjo prokurori.
Kujtojmë se kryeprokurori i ri, Jack Smith, erdhi në krye të Gjykatës Speciale pas dorëheqjes së David Schwendiman./GazetaExpress/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...